Rama mbledh Kryesinë e PS: Të hapur për një President që i jep fund çmendurisë në krye të shtetit
Partia Socialiste mblodhi këtë të mërkurë Kryesinë. Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes tha se u miratuan një sërë dokumentash që burojnë nga Kongresi pas ndryshimeve statutore.
Një çështje tjetër e këtyre diskutimeve ka qenë edhe zgjedhja e Presidenti të ri.
Rama: Pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur. Sot kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë se shumica jonë në Kuvend.
I pyetur se sa shanse ka që të kemi një President kosnensual brenda tre raundeve të para ai u përgjigj:
Rama: Do ta shikojmë. Nëse ka vullnet shanset janë shumë të mira. Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një Presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit.


