Elbasan/ Nëna e tre fëmijëve vdes duke u hedhur nga kati i tretë
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 13:55
Nëna e 3 fëmijëve, Fatbardha humbi jetën pasi ra nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Ngjarja u shënua rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan.
Të shokuar banorët e pallatit tregojnë gruaja 52-vjeçare dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti.
Burimet thonë se gruaja dy ditë mëparë kishte denoncuar dhunë në familje, por policia nuk e konfirmon këtë.
Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni informon policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

