Të moshuarit "offline" në shtet dixhital

Prej 1 majit, për qeverinë e Edi Ramës nisi epoka e shërbimeve dixhitale. Por për mijëra qytetarë që nuk kanë akses në internet do të thotë të mbetesh , deri pa bukë. Përmes një vëzhgimi në terren të gazetarëv të Ora news u vu re se qytetarët kanë mbetur në radhë para zyrave ku thonë se, ua mbyllën derën në fytyrë.

Një rast është ai i qytetares nga Fieri e cila teksa mban telefonin në dorë i cili është pa internet, thotë: “Ku marr vesh nga interneti”.

Si kjo grua nga Fieri janë mijëra e mijëra shqiptarë që nuk futen dot në epokën digjitale të shërbimeve përmes E-Albania që për qeverinë nisi më 1 Maj.

Këtë të mërkurë, kur administrata u kthye në punë pas pushimeve të gjata të festave, të shumtë ishin ata që iu drejtuan sporteleve pranë zyrave të ADISAS.

Por u përballën me dyer të mbyllura në fytyrë sic thonë.

Qytetarja: Ku të gjej unë telefon, ku di unë çfarë të bëj online me këtë telefon. Ku të vete? Të rri pa pension? Të sorollatem te zyrat e këtyre që të nxjerrin si fshesë?

Pa internet, e pa sportele shërbimi për një pjesë do të thotë të ngelesh me pjatën bosh në tryezë.

Qytetari: Tani na ndihmoni. Jemi pa bukë. Kalamajtë pa bukë.

Ky vendim duket se do ti detyrojë pensionistët ti drejtohen bizneseve private që kundrejt pagesës u kryejnë shërbime online.

Përtej kostove të shtuara, alarmi është për të dhënat personale të këtyre personave të cilat do të jenë në duart e personave të panjohur.

Drejtorja e Gjendjes Civile në Shkodër, pranon problematikat por ofrimi i shërbimit është i pamundur, që pas vendimit të qeverisë.