Albana Vokshi hedh akuza të forta: “Rama dhe Veliaj po u mbyllin gojën mediave”

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi  në një deklaratë për mediat  ka thënë se rënia e Shqipërisë me 20 vende në lirinë e medias për opozitën është treguesi i korrupsionit të qeverisë.

Sipas saj të gjithë vendet e rajonit kanë indeksin më të mirë për lirinë e shtypit.

Vokshi: Situata e lirisë së medias kërcënohet nga kërcënimi i pavarësisë editoriale, thotë raporti. Cënimi i integritetit fizik prej krimit të organizuar si dhe dështimi i shtetit për të mbrojtur punonjësit e medias. Raporti vazhdon, klasa politike kërcënon pavarësinë e mediave nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias publike. Shqipëria në raportin e fundit të "Reporterëve pa kufij" ka rënë me plot 20 vende në indeksin e lirisë së medias duke shkuar nga vendi i 83 në vendin e 103. Ndërkohë që Kosova rritet në rënditje me 17 vende dhe shkon në vendin e 61. Duke e rënditur Shqipërinë si problematike për lirinë e fjalës, është një nga treguesit themelor të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe natyrës korruptuese të pushtetit të tij. 

Vokshi tha se Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë dy njerëzit që pushtetin e kanë përdorur për tju mbyllur gojën medias.  

Vokshi: Edi Rama, Erjon Veliaj janë dy njerëzit që pushtetin e kanë përdorur për tju mbyllur gojën medias.  Gazetarët kritik të qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që kërkojnë ti diskretitojnë ata, thotë raporti. Të tilla raste janë të përditshem. Fare pak media kryesisht portale online janë të lirë të flasin për toka që falen në bregdet te Ministrat apo klientët e Kryeministrit, për kontrata sekrete që japin pasuritë e vendit me 1 euro, për koncensione disa milionshe apo për tendera të caktuar për klientët e qeverisë më të korruptuar në Europë. Pa media të lirë nuk ka llogaridhënie.

Një ditë më parë "Reporterët pa kufi" publikuan raportin ku liria e medias në vend është në nivelet më të këqia prej vitit 2013.