Rrëzohet autobusi plot me pasagjerë, 20 të vdekur, mes tyre 7 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 16:09
Njëzet persona kanë vdekur pasi një autobus u rrëzua në Ugandën perëndimore, në Afrikë.
Policia ka bërë me dije se në mesin e viktimave janë 7 fëmijë.
Automjeti është rrëzuar në një autostradë ndërsa udhëtonte nga qyteti i Fort Portal për në kryeqytetin Kampala.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit duke u përpjekur të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat. Ky është një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vendin afrikan në vitet e fundit.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Ugandë, ku rrugët janë shpesh të ngushta dhe të mbuluara me gropa.

