Kanë 4 fëmijë sëbashku, vëlla e motër në Gjermani kanë vite që luftojnë për të legalizuar inçestin
Patrick Stubing dhe Susan Karolewski, me origjinë nga Leipzig në Gjermani, janë vëlla dhe motër dhe kanë së bashku katër fëmijë, dy prej të cilëve janë me aftësi të kufizuara.
Çifti, i cili prej vitesh lufton për të legalizuar inçestin, nuk njihen që në lindje. Patriku, i cili aktualisht është 36 vjeç, ishte vendosur në një jetimore kur ishte 3 vjeç pas keqtrajtimit të babait të tij. Në moshën 23-vjeçare, ai arriti të gjente familjen e tij biologjike dhe prej andej filloi romancën me të motrën Susan, asokohe 16 vjeç.
Marrëdhënia e incestit mes të dyve u zbulua në lindjen e fëmijës së tyre të parë, kur një infermiere në spitalin ku kishte sjellë në jetë fëmijën Susan dyshoi se ajo ishte motra e Patrikut dhe thirri policinë.
Pas fëmijës së dytë, çështja ligjore e Patrikut u ndërlikua dhe ai u dënua me dhjetë muaj burg. Pas fëmijës së tretë pati një dënim tjetër për incest. Çifti më vonë pati një fëmijë të katërt. Çështja penale kundër Susan, e cila vuan nga një çrregullim i lehtë mendor, u braktis.
Pas tre vitesh burg, në vitin 2012 Stubing iu refuzua një ankesë e paraqitur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi Gjykata Kushtetuese Federale kishte refuzuar një tjetër në vitin 2008.
Susan u lejua të ishte vetëm me fëmijën më të vogël, ndërsa tre të tjerët u vendosën në kujdestari, por që atëherë çifti ka vazhduar të luftojë për të njohur inçestin ligjërisht në Gjermani.
Në një intervistë me Daily Mail, Stubing tha se çifti "as që e dinin se po bënin diçka të gabuar" dhe se ata "nuk kishin marrë parasysh implikimet ligjore të marrëdhënies së tyre".
"Nëna jonë nuk do ta kishte miratuar" thotë ai.
Së fundi ai foli për lidhjen e tij të dashurisë me Susan:
"Besimi u bë një dashuri tjetër kur nëna jonë vdiq gjashtë muaj pasi u njohëm. Unë kujdesesha për familjen dhe duhej të mbroja motrën time. Ajo është shumë e ndjeshme, por kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe shumë të vështirë dhe përfundimisht ajo marrëdhënie u bë fizike”.

