Veç naftës, do sanksionohen dhe oficerët e lartë rusë e TV. Çfarë parashikon paketa e gjashtë e BE-së kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lein ka dhënë detaje për paketën e gjashtë të sanksioneve që do të miratohet në ditët në vijim ndaj Rusisë.

Së pari, në shënjestër do të jenë oficerët e lartë rusë që kanë kryer krime lufte në Bucha dhe Mariupol.

"Ne e dimë kush jeni dhe nuk do ja hidhni lehtë kësaj që keni bërë", është shprehur ajo.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një tjetër sanksion lidhet me bankën më të madhe ruse Sberbank, që do të shkëputet nga sistemi i transfertave bankare SWIFT.

KE ka përfshirë në listën e sanksioneve dhe tre transmetues të mëdhenj rusë në pronësi shtetit rus që do të shkëputen nga BE-ja në kabllo, satelit ose në internet. Von der Lein i quajti ato "zëdhënëse që përforcojnë gënjeshtrat e Putinit".

Presidentja tha se BE do t'i jepte gjithashtu fund varësisë ndaj naftës ruse. E gjithë nafta ruse do të hiqet gradualisht, dhe në mënyrë të rregullt.

"Nuk do të jetë e lehtë, por ne thjesht duhet ta bëjmë atë. Nafta e papërpunuar do të hiqet gradualisht në gjashtë muaj dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022", deklaroi presidentja.