BE do të sanksionojë dhe patriarkun rus
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 10:49
BE ka propozuar sanksione ndaj Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill për rolin e tij në luftën në Ukrainë, sipas një dokumenti të cituar nga Agjencia Franceze e Lajmeve, AFP.
E gjithë kjo vjen në kuadër të paketës së gjashtë të sanksioneve që BE planifikon të vendosë ndaj Rusisë.
Në këtë paketë përfshihen: vendosja e ndalimeve në naftën ruse duke hequr varësinë që shumica e vendeve europiane kanë; shkëputjen e transfertave bankare SWIFT të bankës ruse Sberbank si dhe ndalimin e transmetimeve të tri transmetuesëve të mëdhenj të medias ruse.
