UEFA merr vendimin e rëndësishëm: Kombëtarja ruse e futbollit për femra nuk do të lejohet të garojë në Kampionatin Evropian

Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA), ka bërë me dije se Kombëtarja ruse e futbollit për femra nuk do të lejohet të garojë në Kampionatin Evropian të këtij viti dhe është hequr nga kualifikimet për Kupën e Botës për femra të vitit të ardhshëm.

Këto vendime, janë në kuadër të zgjerim të masave të marra nga organet qeverisëse ndërkombëtare për futbollin pas pushtimit rus të Ukrainës.

UEFA gjithashtu ka njoftuar se skuadrat e klubeve të meshkujve dhe femrave nga Rusia do të përjashtohen nga turnetë e sezonit të ardhshëm të Champions League, Europa League dhe Europa Conference League.

UEFA tha se komiteti i saj ekzekutiv zgjodhi të zbatojë disa masa në lidhje me garat e ardhshme "për të siguruar organizimin e tyre të qetë dhe në një mjedis të sigurt për të gjithë ata që janë të interesuar".