Stofi ukrainas, rekord shitjesh

Në një punishte stofi në Skocinë verilindore, makineritë thurin ngadalë modelet e njohura të pëlhurave të kryqëzuara në të gjelbër, të kuqe, të zezë, blu dhe të bardhë. Por një dizajn me kuadrate në fabrikën gjigante të “Macnaughton Holdings” në Keith shquhet për ngjyrat e tij jokonvencionale: të verdhën dhe blunë mbretërore.

Prej disa javësh, kompania “Great Scot”, kliente e firmës, ka thurur "Stof përgjithmonë Ukraina" për të mbledhur fonde për të prekurit e luftës, tha Patrick Leëtas, kreu i kompanisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ne pamë se çfarë po ndodhte në lajme dhe si shumë njerëz u tmerruam. Menduam, çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar? Prandaj vendosëm të ideojmë këtë model stofi, për të mbledhur para për bamirësi. Dhe kemi pasur kërkesa të shumta nga e gjithë bota", është shprehur themeluesja e kompanisë.

Dizajni i stofit i referohet modelit të vijave të ndërthurura të dy ose më shumë ngjyrave që kalojnë horizontalisht dhe vertikalisht.

Është pëlhura kombëtare e Skocisë dhe ngjyrat e ndryshme, veçanërisht në fustanellë, janë identifikuar prej kohësh me rajonet skoceze dhe klanet e malësive.

Pasi u ndalua në shekullin e 18-të, dizajni që atëherë është popullarizuar si një qëndrese politike dhe modë, në Skoci dhe në mbarë botën.

Më shumë se 3.2 kilometra të pëlhurës janë shitur tashmë, me kërkesë të madhe nga Shtetet e Bashkuara, si dhe nga emigrantët ukrainas.

“Ne do të donim të mblidhnim më shumë se 50,000-63,000 dollarë,” tha themeluesja e “Great Scot” Margo Page, e veshur me një xhaketë stofi të kuq me rrip.

Për ata që e akuzojnë se kompania ka përfituar nga lufta për të rritur shitjet, Page thotë se ajo ka zgjedhur fabrika të pavarura, të drejtuara nga familje për të prodhuar stofin.