Ironia e deputetit rus: Janë çmendur. Europa do të blejë naftë ruse, por nga vendet e treta

Deputeti i rus Vladimir Dzhabarov ka deklaruar se BE do të vazhdojë të blejë naftën ruse përmes vendeve të treta edhe pas vendosjes së embargos.

Ai i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se udhëheqësit europianë janë "çmendur pak".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ata thonë se nuk do të blejnë naftë nga ne dhe ne nuk i detyrojmë aspak. Gjithsesi naftë e jona është edhe ajo që ata do të marrin nga vendet e treta", ka thënë Dzhabarov.

Një deklaratë e tillë vjen pas përgatitjes këtë javë të paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë të BE.