Bjellorusia kryen stërvitje në veri të Ukrainës
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 10:32
Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus dhe fqinji verior i Ukrainës, ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë -një rrezik potencial ky për alarm në Ukrainë.
Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se stërvitjet përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake, por shtoi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Megjithatë Ukraina po tregon kujdes dhe për fqinjin e saj verior. Kjo pasi kur Rusia po godiste veriun e Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, disa javë më parë, zyrtarët ukrainas pretenduan se disa nga raketat dukej se vinin nga ana bjelloruse e kufirit.