Tragjedi në Itali: 57-vjeçari vret në gjumë me çekiç gruan dhe vajzën e tij, plagos edhe djalin
Trupat e gjakosur të një gruaje dhe dy fëmijëve të saj janë gjetur në një banesë në Samarate, provincë e Vareses në Itali.
Kanë qenë vetë fqinjët që kanë dhënë alarmin dhe kanë telefonuar policinë.
Mësohet se autori ka goditur në gjumë dy fëmijët dhe gruan e tij, dhe më pas ka tentuar t'i vërë flakën vetes.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes, kjo është ajo që ka ndodhur në një vilë në Samarate, në provincën e Varese.
Alessandro Maja, 57 vjeç, dyshohet se vrau gruan e tij Stefania Pivetta, 56 vjeç dhe vajzën Giulia, 16 vjeç, me goditje çekiçi.
Djali i tij i madh, Nicolò, 23, gjithashtu u plagos, por ai mbijetoi. Ai më pas u shpëtua me helikopter, dhe tani ndodhet i shtruar në spital në kushte të rënda.
Fëmijët janë sulmuar teksa ishin në shtrat, në dhomën e tyre, ndërsa nëna ishte në divan. Fqinjët që kanë dëgjuar britmat kanë dhënë alarmin.
Pasi sulmoi me çekiç familjen e tij, Alessandro Maja tentoi vetëvrasjen. Ai u shtrua në spital në Busto Arsizio (Varese) ku ruhet nga policët ndërsa mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, hetimet bën me dije se karabinierët po fokusohen në një krizë të mundshme martesore. Sipas hetuesve, gruaja i ishte drejtuar një avokati për këshilla për ndarjen.
