Papa Françesku: NATO mund të ketë nxitur luftën në Ukrainë

Papa Françesku i cili kërkoi një takim me presidentin Vladimir Putin ka guxuar të deklarojë se NATO kishte kohë që lehte në dyert e Rusisë, duke iu referuar vendeve fqinje të Moskës që kërkonin anëtarësim. Sipas tij NATO ndoshta ka lehtësuar nisjen e luftës në Ukrainë.

Papa Françesku tha se lehjet e NATO-s në derën e Rusisë mund të kenë çuar në sulmin e Ukrainës nga presidenti Putin.

“Prania e Aleancës së NATO-s shumë pranë territorit të Moskës ndoshta lehtësoi më shumë agresionin rus.“- tha Papa.

Françesku e dënoi luftën në Ukrainë duke e krahasuar me luftën civile të Ruandës në vitet 1990, e cila rezultoi në një gjenocid të minoritetit Tuci.

Në intervistë, Papa përjashtoi mundësinë për të shkuar në Kiev për momentin dhe shtoi se është në pritje të një përgjigjeje nga Kremlini për të takuar presidentin rus Vladimir Putin.

Françesku tha se kishte anuluar një takim me Patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, i cili është një mbështetës kyç i presidentit Putin duke justifikuar luftën, pasi të dy menduan se do të dukej e paqartë.

"Në një telefonatë që pata me Kirillin e Moskës, e paralajmërova që të mos e shndërrojë veten në djalin e altarit të Putin."- tha ai.

Që nga nisja e luftës në 24 shkurt, kreu i Kishës Katolike e kritikuar vazhdimisht sulmin, por nuk e ka përmendur drejtpërsëdrejti presidentin Putin, ndoshta për të lënë edhe dyert e hapura për politikën e jashtme të Vatikanit.