Rusia sulmon fabrikën e çelikut në Azovstal ndërsa civilët e liruar arrijnë në Zaporizhzhia

Forcat ruse kanë tentuar të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, ndërsa kolona e parë e refugjatëve nga uzina arriti në qytetin e Zaporizhzhia. 200 civilë, përfshirë fëmijë, mbetën të bllokuar në një rrjet bunkerësh dhe tunelesh nëntokësore së bashku me 2,000 ushtarë ukrainas. Ata ishin nën shënjestimin e  artilerive dhe avionëve.

Zëvendëskomandanti i regjimentit të Azov, i cili ndodhet në uzinë, tha se forcat ruse po sulmonin vendin. Gjithashtu  një tjetër oficer ukrainas konfirmoi sulmin në televizionin publik të Ukrainës.

“Armiku po përpiqet të sulmojë fabrikën Azovstal me forca të konsiderueshme, duke përdorur automjete të blinduara.”, tha Denys Shlega, komandanti i brigadës së 12-të operacionale të gardës kombëtare të Ukrainës.