BE ndalon naftën ruse por për gazin nuk ka konsesus
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 10:15

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sapo ka paraqitur detajet e një pakete tjetër sanksionesh kundër Rusisë, që do të dakordësohet nga vendet e BE-së në ditët në vijim.
Von der Leyen tha se blloku po i jepte fund varësisë së tij nga nafta ruse me ndalimin e blerjeve deri në fund të këtij viti.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Megjithatë ajo e pranoi se një gjë e tillë nuk do të ishte e lehtë, pasi disa vende janë të varura nga importet ruse të gazit dhe naftës.
Hungaria është një ndër këto vende. Ajo e ka kundërshtuar ndalimin e blerjeve të naftës dhe gazit rus.