Banorët e Rinasit sërish në protestë: Na fikën derën. Drejtori i ARRSh-së s'ia ka idenë! Rruga alternative të çon në xhami
Banorët e fshatit Rinas kanë dalë sërish sot në protestë kundër vendimit të ARRSh-së për caktimin e lëvizjes me një sens drejt aeroportit në Rinas.
Banorët kanë bllokuar rrethrrotullimin në Rinas.
Një rrugë alternative?
Kryeplaku I fshatit Rinas thotë se rruga për të cilën flet drejtori I ARRSH-së të çon në xhami.
E vërteta është krejt e kundërta. Drejtori i ARRSH-së nuk e ka idenë se çfarë është ajo rrugë. Ajo të rrugë që të çon në xhami. Ne nuk duam të shkojmë në xhami, ne duam të çojmë fëmijët në shkollë, të shkojmë tek tokat. Nuk duam të shkojmë në xhami. Nuk është zgjidhje ajo. Duam hapjen. Edhe situatën në aeroport e ka bërë dhe më kaotike. Kjo rrugë është e domosdoshme për tu hapur.
"Nuk shkoj dot vetëm me helikopter. As fuoristrada më e madhe nuk kalon dot sepse është gjithë gropa" thote një tjetër banor.
"Na fikën derën. Na sharruan për bukë! Thotë një tjetër.
Edhe fëmijët janë ulur këmbëkryq për të bllokuar rrugën.


