Ju flet Moska - Vendimi sekret i Sorosit: Rama president, Veliaj kryeministër dhe kryetar i PS
Vendimi sekret i Sorosit: Rama president, Veliaj kryeministër dhe kryetar i PS ishte tema e kësaj të martë në “Ju Flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Erion Veliaj është trashëgimtari i pashpallur i Edi Ramës në PS dhe si kryeministër. Këtë e kanë vendosur ndërkombëtarët. Ramës do t’i pëlqente të linte Ballukun, por Sorosi kështu ka vendosur.
Amerikanët e përdorin Sorosin sikur përdorte Kominterin BRRS-ja. E njëjta gjë është edhe me Sorosin dhe fondacionin e tij.
Çështja është se Edi Rama kërkon të mbajë një nga dy postet, ose kryeministër ose president. Ai e kishte bërë planin që të përfundonte mandatin e tretë ose të katërt. Ambasadat ia kanë bërë të qartë se Rama është konsumuar shumë nga pushteti.
Konfliktin apo grindjen për pushtet e ka arbitruar Sorosi dhe ka marrë një vendim sekret. Rama do të bëhet president dhe Veliaj do të bëhet kryetar i PS-së dhe president.
Edi Rama donte që Veliaj të bënte 3 mandate. Edhe pse ligji e ka vendosur këtë si kufizim për krerët e bashkisë. Në fakt Rama donte që ta mbante të izoluar në Bashki. Soros e sheh si një kalë të ri Veliajn dhe mendon që t’ia japë më herët këtë detyrë.
Edi Ramën po e detyrojnë që të bëjë një vetëvrasje politike. Atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shkruaj një letër Sorosit sikurse e bëri Mehmeti Shehu për Enverin para se ta vrisnin.
