Konfiskimi i pasurive të deputetit të PD-së, Berisha: SKAP-i është i Ramës, jemi për zbatimin e ligjit
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së tij për shtyp nga selia blu ka komentuar edhe vendimin e GJKKO për të sekuestruar miliona euro pasuri të deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.
Berisha u shpreh se SPAK-u është i partisë së Edi Ramës dhe s enjë vendim i tillë është marrë fiks pas kuvendit kombëtar të PD-së më 30 prill.
Ai shtoi se po e ndjek çështjen me vëmendje dhe theksoi se ai e PD-ja janë për zbatimin e ligjit në mënyrë të paanshme.
Berisha: Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar edhe ju. Nuk kam asnjë gjetje tjetër. Por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks menjëherë pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAP-i është e partisë siç e konsideron Rama, ne do ndjekim më vëmendje çdo zhvillim, natyrisht jemi për zbatimin e ligjit. Ne jemi për zbatimin objektiv dhe të paanë të ligjit.
