Presidenti i ri/ Sot vendos konferenca e kryetarëve, dhe Kryesia e PS
Konferenca e kryetarëve do të mblidhet sot në 12:30 për të vendosur datën e raundit të parë të votimit për presidentin e ri të vendit si dhe të miratojë procedurat për zëvendësimin e Ilir Metës.
Pritet që raundi i parë të jetë 10 Maji
Raundi i dytë 16 Maj
Raundi i tretë 20 Maj
Raundi i Katërt brenda datës 24 maj. Në këtë raund PS mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota.
PS ende nuk ka dalë me një emër konkret të propozuar si kandidat për postin e kreut të shtetit. Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj, i cili mori pjesë në negociata si kryetar I grupit parlamentar të PD-së nuk ka propozuar një emër. Ndërkohë që Sali Berisha kërkon që demokratët të mos marrin pjesë në negociata për presidentin pasi i quan farsë.
Po sot do të mblidhet dhe kryesia e PS-së.
Ndërkohë më 7 maj do të mblidhet Asambleja e PS. Rama ka shkarkuar 61 kryetarët e degëve të PS në Bashki dhe do të jetë Asambleja që do të nisë procesin e zgjedhjeve për të zgjedhur kryetarët e rinj të PS.
Nga ana tjetër do të zgjidhen edhe sekretarët ekzekutivë të PS në çdo bashki, të cilët do të merren me punët organizative të partisë.
