Forbes shpall 30 të rinjtë me influencë ndërkombëtare, në listë shqiptari Dean Çelaj

Një shqiptar është renditur në 30 njerëzit më të suksesshëm nga revista prestigjoze Forbes. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me  universitetin e Harvardit .

 Shqiptari Çelaj është njeriu që gjatë pandemisë Covid-19, nëpërmjet platformës Akademi.al ndihmoi mbi 500,000 nxenës të aksesonin mësimin online falas.

Ai aktualisht ndodhet në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë.

Çfarë është lista Forbes ?

Lista Forbes 30 under 30 ështe lista e 30 njerëzve më me shumë influencë nën moshën 30 vjeçare.

Revista prestigjoze Forbes është e njohur per listën e njerëzve më të pasur ne botë, e cila rendit miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos, dhe të tjere, si dhe publikon çdo vit listen e vizionarëve nën moshën 30 me potencialin me të madh për të rikrijuar biznese dhe që kanë  patur impakt në shoqëri.

Ketë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Në listen e vitit 2022 ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harloë, dhe biznesmenë të famshëm.

Emra te njohur ne listen Forbes under 30, para se te mernin famën e tyre, kanë qenë: Mark Zuckerberg, Rihanna, Lebron James, Kylie Jenner, Daniel Ek (CEO i Spotify) dhe 2 nga miliarderët më të rinj të kriptomonedhave Vitalik Buterin dhe Sam Bankman-Fried.

Këta emra më pas kanë arritur që të kthejnë kompanitë e tyre me rëndësi botërore si Facebook, Snapchat, Spotify dhe kompani  të tjera.

Po ashtu këtë vlerësim e kanë marrë dhe emra te famshëm në sport si  Kylian Mbappe (e fituar këtë vit), Marcus Rashford, dhe Lebron James

Pjesëtarët e listës së Forbes kanë financuar më shume se 2 miliard dollarë ne projekte te ndryshme ne vitin 2022 ndërsa klasifikohen nga revista e njohur si " njerëzit që priten të bëjnë ndryshimin në të ardhmen e afërt".

Renditja e Dean Çelaj në 30 më të mirët e botës bën që për herë të parë në këtë listë të futet dhe një i ri shqiptar.