Tare: AADF gënjen kur thotë se ka investuar 1.2 mln dollarë në Butrint, ato tabelat i kam vënë unë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2022, 22:18
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, historiani Auron Tare u shpreh se AADF gënjen kur thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, reabilitim mjedisor të rrugët dhe tabelat.
Ai tha se tabelat i ka vënë vetë ai kur ishte drejtor i këtij siti duke shtruar se janë venë disa kamera dhe një godinë prej druri.
Tare: AADF thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, reabilitim mjedisor të rrugët dhe tabelat. Unë ta them si ish-drejtor i Butrintit që tabelat i kemi bërë unë studiot e Firences. Këta thonë se kanë investuar 1.2 milionë dollarë.
Unë e njeh shumë mirë Butrintit dhe ato tabela i kam bërë unë. Kamerat janë vetëm në hyrje. Biletaria elektronike është vetëm një godinë prej druri në hyrje.

