Bllokohet rruga afër tunelit Tiranë-Elbasan, radha deri në 3 km e makinave

Radhë kilometrike automjetesh është krijuar mëngjesin e sotëm në  hyrje të tunelit të rrugës Tiranë- Elbasan në krahun nga kryeqyteti.

Pamjet e siguruara nga Ora News tregojnë radhën e makinave deri ne 3 km në pritje për të hyrë në tunel me sens lëvizje nga Tirana drejt Elbasanit.

Shkak është një makine e cila është përfshirë nga flakët brenda tunelit të Elbasanit.

Zjarri dhe tymi ka shkaktuar dhe panik. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia informon se makina me drejtues shtetasin G.Q ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.