Zaloshnja: Berisha ka shumicën në elektoratin e djathtë por jo vota për të mundur Ramën. Kush është "ylli" që po lind në PD

Berisha ka shumicën brenda të djathtës por jo votat e nevojshme për të mundur Ramën.

Eksperti i sondazheve Eduart Zaloshnja i ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj thotë se lideri dcemokrat është shumë pikë pas kryesocialistit Rama.

Zaloshnja: Berisha ka shumicën brenda elektoratit të djathtë por nuk i ka të gjithë me vete. Edhe pse fraksioni anti-Berisha është në minorancë brenda elektoratit të djathtë, prapë i heq çerekun e votuesve partisë së Berishës. Është problem afatgjatë. Ka një segment të elektoratit të djathtë që nuk simpatizon Berishën. A do të arrijë ta tërheqë mbetet për tu parë. Por PD i duhen të gjithë votuesit e vjetshëm. Votuesit e partive aleate, të LSI dhe 100 mijë të tjerë të konkurojë me Ramën. Në krahasim me Ramën është shumë pikë mbrapa.

Edhe brenda të djathtës ka tendenca anti-berishizëm. Por Zaloshnja thotë se çereku i elektoratit të djathtë që nuk simpatizon Berishën sot e kupton që treçereku që e simpatizon është më i madh.

Bashës thotë se i kanë rënë kuotat, Alibeaj nuk është në pozitat për tu sonduar.

Zaloshnja: Bashës i kanë rënë kuotat e fundit në elektorat. Herën e fundit se futa në sondazh se një muaj përpara pothuajse ishte shkrirë, nuk kishte kuptim ta testoje në sondazh. Alibeaj është në një pozicion që është kryetar i përkohshëm pasi iku Basha por pret vendimin e gjykatës. Nëse gjykata merr vendim përfundimisht që Alibeajt i takon vula dhe sigla e partisë do ishte interesante se do të kishim të bënin me një fakt juridik. 

Aktualisht fakti juridik është se gjykata e shkallës së parë ja njeh komisionit të rithemelimit të drejtën e vulës, siglën dhe selinë e partisë. Çështja është në Apel por vendimi në fuqi është ky. Nëse rrëzohet se rikthehet Alibeaj mund ta fusim dhe Alibeaj për sondim. Mos të harrojmë, Topalli ishte numri dy e PD, kryetare e Kuvendit, krijoi parti më vete jashtë PD nuk mori as 1%. E njëjta gjë Neritan Ceka, Genc Pollo, Dashamir Shehu. E kanë provuar. Kur vjen puna për vota, njerëzit mund ti simpatizojnë se mund të jenë anti-Berishistë por se marrin mundimin të votojnë.

Zaloshnja: Berisha ka shumicën në elektoratin e djathtë por jo

Përkundër protagonizmit të Berishës, duket një "yll në ngjitje".

Zaloshnja: Kam testuar Belind Këlliçin jo me liderat kryesorë por të skalionit të dytë. Këlliçi nga të gjithë të djathtët është më konkuruesi, por jo me Ramën, Berishën e Metën. Mbetet të shihet se çfarë karriere do të ketë në të ardhmen. Është i vetmi lider rinor që ka fituar garën një anëtar një votë brenda partisë duke mos pasur përkrahjen e kryetarit. Basha përkrahte rivalin.

Zaloshnja shpjegoi se Basha dhe Berisha hynë të barabartë në elektorat, por gjithçka ndryshoi pas Foltoreve.

Zaloshnja: Para Foltoreve simpatizantët e Bashës me ato të Berishës ishin barazim brenda të djasthtës. Sa më shumë Foltore zhvilloi Berisha aq më shumë rriteshin kuotat e Berishës dhe binin kuotat e Bashës. E ka aftësinë magnetike të tërheqjes së elektoratit të vet. E kanë të gjithë liderat e fortë, liderët autoritarë këtë aftësi. Deri para 10 ditësh që bëra sondazhin e fundit çereku i elektoratit të vjetshëm që votuan për PD dhe aleatët, nuk e simpatizojnë Berishën.