Durrës: 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

15 vjeçari me inicialet A. Ç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, informon policia. 

Djali i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.