Foshnja e vdekur në valixhe, nëna nga Korça do akuzohet për 'Vrasje me dashje"

Policia e Korçës ka bërë gati dosjen për 40 vjecaren V.H, e cila pritet që t'i referohet Prokurorisë.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bënë të ditur se pas referimit të  dosjes nga policia,organi procedues do të kërkojë ekzaminim të gjendjes mendore të nënës që mbylli foshnjën e sapolindur në valixhe, për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë penale ose mungesën e saj, për shkak të çrregullimeve të rënda mendore.

Nga rrethanat e ngjarjes, dinamika dhe provat e tjera të grumbulluara gjatë hetimit, policia i ka kualifikuar veprimet e 40 vjeçares sipas nenit 81 të Kodit Penal, që parashikon vrasjen me dashje të foshnjës.

Prokuroria pritet të vleresojë nëse janë kushtet që ndaj 40 vjeçares të kërkohet si mase sigurimi,shtrim i detyruar në spital.

V. H u dërgua dje për trajtim në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit ndërsa priten konkluzionet e ekspertimit të monstrave të foshnjës nga Instituti i Mjekesisë Ligjore, për të mësuar nëse foshnja ka lindur i gjalle.