Ceka: Historia me Butrintin fillon në 2008, duan ta shesin si greko-romak, nuk i duan shqiptarët
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, historiani Neritan Ceka u shpreh se historia me Butrintin është histori e vjetër që ka filluar në vitin 2008 kur ndryshoi sistemi i parqeve arkeologjike.
Ai tha se qeveria me vendim e saj do që ta bëjë Butrintin si greko-romak dhe jo shqiptar sikurse është në realitet.
Ceka: Kjo është histori e vjetër që ka filluar në vitin 2008 kur ndryshoi sistemi i parqeve arkeologjike me ca aktorë që janë pjesë e këtij muhabeti. Ka kohë që ka filluar kjo strategji. Duan që të përfitojnë nga dhjetëra breza që kanë punuar në Butrint. Kjo histori është e asaj kohe. Pastaj shtohet nenet e trashëgimisë kulturore në vitin 2008 ku futet edhe menaxhimi nga fondet.
Por pa shqiptarët këta nuk bëhen. Kjo është një pasuri e shqiptarëve dhe është Butrinti shqiptar. Nuk ka bord me shqiptarë. Si rrjedhojë do të përjashtojnë shqiptarët si të paaftë dhe si nacionalistë dhe për ta bërë Butrintin grek. Në materialet që duan t’i kalojnë kuvendit duan ta bëjnë Butrintin greko-romak që nuk ka qenë.
Të thuash që Butrinti paska një plan secret është skandaloze. Nëse del në parlament e thotë se plani i biznesit është secret kjo është skandaloze. Nëse fondacioni amerikan shqiptar nuk ka guximin të vijë këtu e merr vendime absurde e nuk do të marrë pjesë në debatin publik në çfarë vendi janë këta. Është fond publik që menaxhohet në mënyrë private.
Nuk e di statusi që fiton Butrintin është PPP, Koncesion apo? Ndërsa kapelja është e mirë ajo që është brenda është minë me sahat.

