Prokuroria e Krujës e nxori me të kuqe, Genc Tafili duhet të vuajë edhe 3.3 vite burgim

Është prangosur në 31 dhjetor 2021 në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, Genc Tafili, personi i shpalllur në kërkim nga prokuroria e Krujës, pasi rezulton se nuk ka vuajtur plotësisht dënimin me 21 vite burgim për vrasjen e kryer ndaj ish-punonjësit të policisë, Arben Zylyftari.

Arrestimi i Tafilit u krye nga autoritet e policisë kufitare Gjermane, pasi rezultoi se emri i tij, ishte në sistem i selektuar me ngjyrë të kuqe, për shkak të një mandat arresti ndërkombëtar të nxjerë nga prokuroria e Krujës.

Kjo pasi në 27 Maj 2021, gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht.

Vendimi i Apelit, refuzoi “faljen” e 3 vite e 3 muaj burgim të pashlyer, dhe për pasojë solli lëvizjen e prokurorisë së Krujës, për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Genc Tafilit.

Në vitin 2018, Genc Tafili u lirua me kusht nga gjykata e Krujës, e cila i fali gati 3 vite e 3 muaj vite burgim. Por pas dy vite e gjysëm në lirim, tashmë Genc Tafili, është riarrestuar sërish, ku do ti duhet të vuajë dhe pjesën tjetër të dënimit të pashlyer.

Pritet që në ditët në vijim, prokuroria e Krujës ti drejtohet me një kërkesë autoriteteve gjermane, për ekstradimin në Shqipëri të Genc Tafilit.

Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, nuk dihet me saktësi nëse Tafili ka kërkuar ose jo, azil politik në Gjermani. Nëse do ketë një kërkesë të depozituar nga Tafili për azil politik, atëherë procedura e ekstradimit pritet të zgjasë disa vite.

I arrestuari në Gjermani, është është vëllai i Admir Tafilit, i dënuar me burgim të përjetshëm per vrasjen e Arben Zylyftarit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000 në Shkodër.

Në këtë ngjarje, mbeti i vrarë edhe Bahri Tafili, ndërsa i biri, Genci Tafili dhe Admir Tafili, iu dorëzuan policisë.

Pas ngjarjes, 31-vjeçari Genci Tafili, u dënua me 25 vjet burg, ka deklaruar se vrasja e Zylyftarit nuk është bërë nga ai.

Ndërsa vëllai tjetër, Admiri, u dënua më burgim të përjetshëm.

Tashmë kjo çështje vijon të jetë në verifikim edhe nga SPAK, pas një kallëzimi të bërë nga vetë Admir Tafilaj, i cili kërkon hetimin dhe zbulimin e vrasësve të babait të tij në Shkodër.