Banorët e Kodrës së Priftit akuza për devijimin e Unazës së Madhe: Rama ka firmosur me sy mbyllur
Banorët e Kodrës së Priftit, në Tiranë, janë rikthyer sërish në protestë për të kërkuar nga institucionet dëmshpërblim të drejtë për banesat që do tu shemben. Sipas tyre projekti i unazës së madhe është ndryshuar duke prekur më shumë objekte.
KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE
“Diferenca e gjurmës së vjetër të 89 me gjurmën e re është goxha e madhe”
Për ta kryeministri Edi Rama ka firmosur pa pasur dijeni mbi dokumentet, pasi sipas tyre ashtu ja kanë paraqitur
“Kryeministri jo të gjitha ia thonë. Ka firmosur dhe nuk ia kanë shpjeguar çfarë ka firmosur”
Më e rëndë, thanë ata, janë etiketimet që i kanë vendosur.
"Do bëjmë padi pasi ne nuk jemi okupues, pushtues?"
Prej muajsh banorët e Laprakës paskuqanit dhe kodrës së priftit kanë kërkuar informacion mbi kompensimin dhe projektin e rrugës, por edhe pse dokumenti është miratuar ende nuk kanë informacion zyrtar.
