Autobusi në Lanë/ Shoferi merret nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2022, 14:09
Policia nisi hetimet për shoferin e autobusit që u rrëzua në Lanë, , Muhamet Kyçyku
Ndaj tij rëndon akuza “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", “pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana” informoi sot policia e Tiranës.
Akt ekspertiza teknike do të zbulojë dhe shkaqet si ndodhi aksidenti ku autobusi i Unazës u përplas me një makinë dhe përfundoi në Lanë mbrëmjen e 29 prillit 2022.
Autobusi vijon të jetë aty, ndërsa makina që zuri poshtë është nxjerrë.
Dy pista hetimi janë deri tani: Humbja e kontrollit nga shoferi ose defekt teknik që mund të ketë ndodhur në autobusin urban.
Aksidenti shkaktoi 5 të plagosur.
