"Gruaja më thoshte linda fëmijë dhe e futa në valixhe" dëshmia e burrit në Korçë

Dëshmia tronditëse e bashkëshortit të gruas e cila dyshohet se pasi ka lindur foshnjën e ka futur në valixhe ku dhe është gjetur i vdekur.

Burri është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu : "Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë”

Bashkëshorti ka treguar gjithashtu se hera e fundit që kishte qenë në Korçë kishte qenë 5 muaj më përpara.

“ Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj sjam i sigurtë nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që "M..." (inicialet e gruas) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë."

Gruaja është shtruar në maternitetin e qytetit për ekzaminime të mëtejshme pasi në gjendjen që është nuk mund të sqarojë rrethanat e ngjarjes.

Policia e Korçës ndërkohë thonë se po punojnë për zbardhjen e historisë tronditëse. 

"Gruaja më thoshte linda fëmijë dhe e futa në