Tjetër aksident me autobus në Tiranë
Një tjetër autobus i linjave të transportit në kryeqytet është aksidentuar ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 në bulevardin “Zogu I Parë” para maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Policia tha se shtetasi me iniciale D.Sh, ka qenë duke drejtuar autobusin e linjës Tiranë e Re, Shkencat e Natyrës - Qyteti studenti, kur është përplasur me kabinën e vendqëndrimit të pasagjerëve.
Policia informoi se rreth orës 13:00, në bulevardin "Zogu I", shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit"
Si pasojë e ngjarjes, urbani ka pësuar dëmtime me thyerjen e xhamit të përparmë.
Po kështu është dëmtuar edhe mbulesa prej qelqi e kabinës së pasagjerëve në stacionin e urbanit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kjo është ngjarja e dytë rrugore që përfshin urbanë të transportit public në Tiranë pasi pak ditë më parë edhe autobusi i linjës së unazës, humbi drejtimin dhe ra në lumin e lanës në zonën e shallvareve duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.







