Fitër Bajrami nën shiun e Zotit

Besimtarët myslimanë mbushën sheshet e xhamitë për faljen e Namazit të Fiter Bajramit, që shënon mbylljen e muajit të Ramazanit! Nën shi u lutën për falje e mirësi!

Me këtë thirrje, besimtarët muslimanë në të gjithë vendin falën Namazin e Fiter Bajramit, festës që përmbyll muajin e shenjtë të Ramazanit.

Për herë të parë parë, pa asnjë kufizim që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit u mbushën sheshet kryesore të qyteteve dhe xhamitë.

Këto pamje vijnë nga Elbasani.

Për shkak të kushteve atmosferike, në disa qyteve falja e namazit nuk u organizua në sheshe.

Por xhamitë nuk mjaftuan për të gjithë besimtarët.

Ndaj në Korçë, Durrës, Berat, Fier, Kukës, Fushë-Krujë e qytete të tjera, një pjesë e falën namazin e Bajramit nën shi.

Në Lushnjë, Vlorë e qytete të tjera falja e namazit u krye në palestra për shkak të kushtetve atmosferike.

U lutën për bashkim, dashuri e falje.

Drejtuesit fetarë, mesazhet e tyre i përqëndruan tek vlerat që duhen zbatuar e mbrojtur.

Nuk munguan as komentet për situatën që po jetojmë në Shqipëri e botë.

Pas riteve fetare, festa e Bajramit vijon në familje. 

Fitër Bajrami nën shiun e Zotit