Gjithçka gati për videomesazhin, Zelenski do të komunikojë me popullin shqiptar

Në një seancë të posaçme, më 3 maj në orën 11:00, Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky do t’u drejtohet me anë të një videomesazhi deputetëve të majtë dhe të djathtë të parlamentit shqiptarë.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Shkurov tregon që në fjalimin e Presidentit Zelensky do t’u drejtohet popullit shqiptar që treguan gatishmërinë për të ndihmuar.

“Qëllimi i këtij komunikimi është dëshira për te treguar nivelin e raporteve që ekzistojnë mes dy shteteve tona, po ashtu edhe mënyra për të komunikuar me popullin shqiptar që sot po ndihmon popullin e ukrainës. Unë mendoj që është një event shumë i rëndësishëm. Shpresoj shumë që gjithçka të na shkojë mbarë me ndihmën e zotit.”

Prej më shumë se dy muajsh ukrainasit luftojnë kundër agresionit rus, ndërsa Shqipëria është radhitur në krah të perendimit duke vendosur sanksione ndaj Moskës zyrtare.