Protesta për rrugën e Rinasit nuk ndalet
Lëvizjeje me një sens drejtimi në rrugën e Rinasit, ka ngritur në protestë banorët e zonës aty.
Thonë se për to nuk ka asnjë rrugë alternative duke i dëmtuar si biznese duke u penguar aksesin në varreza por dhe për të dërguar fëmijët në shkollë etj.
Protesta e tyre paralizoi qarkullimin ku është dashur ndërhyrja e policisë për lëvizjen e lirë të mjeteve.
Në mbështjetje të policisë së rendit dhe forcave Shqiponja u bashkuan dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ku pas përplasjeve u bë i mundur dhe lirimi i rrugës.
Banorët paralajmëruan një tjetër protestë të martën e 3 majit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga 1 Maji, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.



