Shkodër: Mbetet në burg Salihi, plagosi 28 vjeçarin dhe u fsheh në hotel

Elfat Salihi, autor i dyshuar i plagosjes se Edis Reçaj mbremjen e 19 prillit 2022 doli sot para  gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Gjykata e Shkodrës vendosi "arrest me burg" për Salihin.

Ai akuzohet se plagosi Reçajn në lagjen “Perash” në Shkodër dhe më pas u largua.

Policia bëri të mundur arrestimin e tij 9 ditë më pas në një hotel në lagjen “Mark Lula”.

Reçaj deklaroi se nuk e njihte autorin por policia kishte dyshime se ata ishin bashkë para se të konfliktoheshin mbrëmjen e 19 prillit në lagjen Perash të Shkodrës.  Policia e Shkodrës informoi se plagosja e 28 vjeçarit Reçaj ndodhi për motive të dobëta.