"Nuk janë 5004", Në Kuvendin Kombëtar të PD-së marrin pjesë 1425 delegatë  

Në Kuvendin Kombëtar të PD që është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, kanë marrë pjesë 1420 delegatë. 

Këtë e tha kryetari i Komisionit të drejtimit të Kuvendit Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi: Rezulton se në sallë janë 1425 delegatë.  Për shkak se numri i përgjithshëm i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është në total 1838, duke përllogaritur 1100 delegatë të zgjedhur, anëtarët aktual të Këshillit Komëbëtar, kuotat e organizatave partnere, dhe në prezencë janë më shumë se gjysma, për këtë arsye deklarojë zyrtarish, çeljen e Kuvendit Kombëtar.

Këlliçi para se bënte me dije numrin e delegatëve, ka ironizuar dhe Kuvendin e Bashës më 18 dhjetor, ku tha se në pallatin e Kongreseve janë 5004 delegatë.  

"Nuk janë 5004" tha ai duke qeshur.