Aksident i rëndë në rrugën Lezhë - Shëngjin, humb jetën 19 vjeçari (Pamjet)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 13:06
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë - Shëngjin, pranë Knallës. Një mjet ka dalë nga rruga dhe humbi jetën Armando Pacani 19 vjeç.
Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur " Knalla", shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.






