"Jo unë nuk jam larguar nga PD ajo iku nga demokratët" Topalli thirrje demokratëve: Na duhet ndihma jonë
Pjesë nga fjalimi i Jozefina Topallit ne Kuvend
Në familjen time më kanë mësuar se njeriu mund të rrëzohet disa herë por nuk është kurrë i mundur deri në momentin kur refuzon të ngrihet. Kjo është dhe në politikë. E vërtetë partia jonë është e plagosur dhe ne duhet të dalim nga trauma e hutimi. Ne kemi një instikt por jo argumentin. Një debat I madh për demokracinë është I rëndësishëm edhe pas kuvendit. Të vendosim shpresën para frikës. Vetëm se ka një kusht të jemi të vërtetë. Sa herë që kemi qenë të vërtetë shqiptarët na kanë besuar, kur u bëmë pragmatist na hoqën besimin. Kanë pasur të drejtë. Sfida nuk fitohet me forcë as deklarata por me vepra e të vërteta. E nga e vërteta nuk duhet të kemi frikë.
Nuk kemi pse të kemi frikë prej frikës. Kur kam hyrë në politikë isha 30 vjeçe me dy fëmijë të vegjël. Vija nga Shkodra
Në opozitën e parë nuk kuptoja aq nga politika por mësova të bëj beteja. Në opozitën e dytë guxova të ngrihesha kundra krimit në parlament dhe kundër opozitarizmit të rremë të ish kryetarit të partisë nënkryetare e të cilës kam qenë vite më parë.
Herën e parë kam provuar armën në kokë. Herën e dytë lincimin nga të mitë, që ishte më e rëndë nga vetë arma. Nuk do të isha e vërtetë nëse do të thoja që nuk e kam vuajtur. Jam ndjerë e lënduar nga vetmija nga beteja për këto cështje që po bëni dhe vetë ju.
Para se të më akuzoni për armike më kanë akuzua rpër arrogancë. Mbase pasioni për të drejtën të bën të dukesh edhe arrogant, të ndjehesh edhe trim, por blerë e shitur miq familjen politike gjakun e familjarëve të mi, vetminë e fëmijëve të mi të rritur me gjyshër se unë mungoja nuk e kam bërë kurrë. Ndaj jam këtu se konsideroj situatën si një pikë kritike për opozitën, pluralizmin dhe vendin.
Jam në vetëdije që jo vetëm PD është në krizë por struktura politike në Shqipëri ka ndryshuar për shumë për keq. Balancat janë prishur, pothuajçdogjë është kthyer në korrupsion.
Duhet të mësohemi se partia nuk është kryetari, as godina, por është identiteti, fryma, vlerat që ndajmë. Sot jam më optimiste nga çfarë kam qenë më parë. Nuk kam ndërmend të ndaloj e qëndroj anash. Nuk ka mësues më të mirë sesa vështirësia.
Dikush do thotë se ti ike e krijove lëvizjen tënde. Jo unë nuk jam larguar nga PD ajo iku nga demokratët. Të vërtetat ka qenë liria ime.
Duhet ti përgjigjemi tre pyetjeve
Çfarë i bëri shqiptarët bashkë 30 vite më parë?
Çfarë i mbajti bashkë me sinqeritet e barazpeshë me vitet e vështira 1997- 2005?
Çfarë na lëndoi kur Lulzimi u investua për ndarje e përçarje?
Ne e dimë përgjigjen. Kur ta kthejmë në vepër e opozita në pushtet moral atëherë rruga jonë do të jetë e qartë.