"Në shtëpitë e shqiptarëve iku puna në zyrën e Bashës u shtua" Topalli tregon kur nisi rrënimi i PD-së

Jozefina Topalli është duartrokitur nga delegatët e Kuvendit Kombëtar, në momentin që u thirr emri i saj për të mbajtur fjalim.

Pjese nga fjalimi  

Herën e fundit që kam qenë në kuvendin e PD-së pas zgjedhjeve të 2013. Ishim mësuar të ishim pjesë e një partie që fitonte zgjedhet e sa herë që PD fitonte ishim në gjëndje të bënte ndryshimet. Kemi bërë gabime dhe biem dakord por ama në pushtet qeverisnim. Në opozitë ishim të fortë dhe të vërtetë.

Në vitet më të gjata të vështira të opozitës para 2005 askush nuk na quajti për asnjë moment opozitë e rremë. Nuk e mendonim se mund të korruptoheshe në opozitë. Nuk vinim gjoba. Nuk shisnim misionin e opozitarizmit. Nuk këmbenim me zarfe vendet e deputetëve. Nuk digjnim mandate. Nuk i iknim përgjegjësive dhe nuk imagjinonim të hidhnim gaz ndaj nejrëzve tanë. Ishim mësuar të bënim beteja me të vërtetat tona pavarësisht sa mund të na kushtonte. Gjërat u ngatërruan dhe kur gjërat u ngatërruan fundi duhet vlerësuar nga fillimi.

Kush ishte fillimi I rënies tonë: Dita kur nisën të bien vlerat mbi të cilat u ngrit partia, dhe për vite me radhë kjo ka ndodhur dhe ne kemi heshtur. Kjo ka ndodhur dhe ne kemi heshtur. Pas 2013 tatëpjeta e PD-së mori vrapin. Nuk kishte nevojë për analiza për të kuptuar se kishte gjëra që nuk shkonin në PD.

Shumë ishin të hutuar, disa përqafuan kryetarin e ri dhe janë prapë atje me shpresë seardhmja do buzëqeshte por e ardhmja ngjante me rrokopujë.

Pas 2013 PD hyri zyrtarisht në krizë të thellë, krizë identiteti, krizë përfaqësimi, krizë lidershipi. Në parlament deputetët bënin betejën me krimin ndërkohë udhëheqja më buzëqeshje bënte pazar me pushtetin. Në rrugë qytetarët protestonin në zyrën bashkiake të kryetarit të PD-së kishin nisur negociatat për lejet e ndërtimit. Në shtëpitë e shqiptarëve kishte nisur largimi nga puna në shtëpinë e kryetarit shtohej puna për kunatin. Vit pas viti në vend që të hapeshim u mbyllën. Në vend të gjithëpërfshirjes erdhi përjashtimi, në vend të bashkëpunimit erdhi përjashtimi.