Rithemelimi i PD/ Imami: Po ndryshimit, por jo aventurës. PD të hapet për të rinjtë por të ruhet palca e partisë
“Sulmi që iu bë qeverisjes brenda PD-së ishte tradhëtia më e madhe. Shitja e partisë tek socialistët, shitje e opozitës tek pushteti. Po ndryshimit, por jo për çdo ndryshimi, e jo për çdo gjë. me gjithë respektin për çdo person, babai e nëna nuk ndryshojnë. respekti nuk ndryshon” tha Arben Imami në fjalën e tij në Kuvend duke nënvizuar ringritjen e PD-së.
“Një grusht njerëzish kanë pushtuar institucionet dhe në emër të demokracisë vendosin grabitjen e organizuar të pronës publike dhe private, debilizimin e institucioneve, kapjen e drejtësisë.
“Ajo që ndodhi në PD-në ishte krizë e përfaqësimit. Ish kryetari e të tjerë manipuluan votën dhe bënë spastrimin e partisë duke nisur nga grup seksionet duke vijuar me operacionin e fundit që u mbyll në shtatorin e vitit të kaluar.
Themeli i demokracisë duhet të jetë objektiv i rithemelimit. Besoj dhe shpresoj se primaret për kandidaturat në zgjedhjet e ardhshme në të cilat do të shprehet jo vetëm vullneti i anëtarësisë por dhe i votuesve simpatizantëve e mbështetësve të përhershëm të partisë do të krijojë balancën e domosdoshme mes partisë e komuniteteve. Partia duhet të jetë e hapur për njerëz me kontribute
Kam dhe një vërejtje: Të mos mbetemi me formulimet e vjetra të rinj e të vjetër tha Imami duke nënvizuar se rithemelimi do të thotë ndërthurje e të resë me të vjetrën.
"Hapje e vazhdueshme ndaj njerëzve të rinj në politikë është e rëndësishme mbajtja e palcës së partisë, historisë dhe traditës më të mirë të saj. Rithemelimi nuk është rishpikje. Nuk është largim nga dhjetori I 1990.
Jemi për konservatorizëm modern. Ndryshim por jo aventurë"