Kokalari ‘sulmon’ Kim: Mos i besoni! SHBA kundër ndërhyrjeve në politikën e shteteve të tjera

Aktivistja Evi Kokalari ka ‘sulmuar’ ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Në fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kokalari tha se amerikanët janë kundër ndërhyrjeve politikën e shteteve të tjera.

Ajo u bëri thirrje demokratëve që mos t’i besojnë  askujt që mundohen t’i vendosin kundër SHBA-së.

Kokalari: Çdo tentativë për të cenuar opozitën në një vend mikpritës nuk është në linjë me vlerat demokratike amerikane dhe cenon rëndë interesin amerikan nëpër botë. Mos I besoni askujt që këto ndërhyrje I bëjnë në emër të SHBA-së.  George Soros është armik i Amerikës dhe vlerave të saj, i lirisë së fjalës.  Amerikanët janë kundër ndërhyrjeve në politikën e shteteve të tjera. Mos i besoni askujt që mundohen tju hedhin kundër SHBA-së, ndërkohë që ju klasifikojnë si antiamerikanë sepse nuk jeni dakord me këto ndërhyrje absurde.

Personalisht më vjen turp kur shikoj nivelin si është prezantuar Amerika këto vitet e fundit por më vjen edhe më turp kur shoh si është katandisur PD.