Caktohet data, më 22 maj mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të mbahen me datë 22 Maj.

Njoftimi u bë nga Belind Këlliçi gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Kuvendi Kombëtar vendosi përcaktimin e datës 22 Maj, si dita ku do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së"- tha ai.

Deri në këtë datë, organi drejtues i Partisë Demokratike do të jetë Komisioni i Rithemelimit.