Kokalari: Nëse Presidenti Trump do ishte në Shtëpinë e Bardhë, Sali Berisha nuk do ishte shpallur "Non Grata"
Aktivistja Evi Kokalari në fjalën e saj që ka mbajtur në Kuvendin Kombëtar, u shpreh se Lulëzim Basha u këshillua në vetëvrasje politike.
Në djalën e saj aja tha se fatkeqësia e Bashës ishte bekimi i PD-së.
Ndër të tjera ajo tha se nëse Donald Trump, do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, Sali Berisha nuk do të ishte shpallur “Non Grata” dhe lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur.
Evi Kokalari: Shqipëria është një shtet sovran dhe e tillë do mbetet. Dinjitetin e saj nuk mund ta cënojnë ata që fatkeqësisht në vend që të fokusohen për të mbajtur karrierën e tyre të sapo nisen fokusohen te karriera e Bashës, dhe në proces e sipër po i shkatërrojnë të dyja. Basha u kontrollua në vetëvrasje politike. Fatëkeqësia e tij ishte bekimi ynë. Shqipërisë nuk mund të imponosh një lider me urdhër nga element të huaj. Ne jemi pasardhës të Gjergj Kastrioiti, kjo është toka e ilire. Ne jemi njerëz të kanunit dhe njerëz të besës, që s’lëm t’u ndodh keq miqve tanë.
George Soros është armik i Amerikës dhe vlerave të saj, i lirisë së fjalës. Amerikanët janë kundër ndërhyrjeve në politikën e SHBA. Mos i besoni askujt që kërkojnë të ju hedhin kundër Amerikës. Nëse Presidenti Trump do ishte në Shtëpinë e Bardhë lufta nuk do kishte ndodhur, e Sali Berisha nuk do ishte shpallur Non Grata.
