“Pushtetin e kanë anëtarët e jo kryetari" Spahia nga Kuvendi Kombëtar: PD sot një trup i ringjallur

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i dalë nga zgjedhje e 6 marsit, ka folur në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit

Në fjalën e tij ai tha se sot është Kuvendi që do të vendosin anëtarët e PD dhe jo kryetari i saj.

Ndër të tjera ai tha se është vota që do të përcaktojë se kush do të drejtojë këtë parti, ndërsa shtoi se ky model do të na shkëpusë nga modeli humbës 8-vjeçar.

Bardh Spahia:  Sot është një ditë e bukur për PD. sot është  Kuvendi ku pushtetin e kanë anëtarët e jo kryetari, pushtetin sot e ka vota. PD ishte kthyer në një parti pa shtyllë të qëndrueshme besimi, por tani vota përcakton se kush do të drejtojë e kush merr përgjegjësi. Ky model duhet të na shkëpusim nga modeli 8 vjeçar. Unë vet jam produkt i një procesi të jashtëzakonshëm që ndodhi në bazën e PD-së duke u bazuar te vota. PD sot një trup I ringjallur.  Ne mundëm t’u japim shpresë demokratëve se mund të ringrihemi. Fituam në SHkodër se ishim të drejt dhe kishim energji e punë të palodhur për të marrë edhe votën e fundit. Kthyem  besimin e humbur te PD. Ky Kuvend do i hap rrugën e fitores PD në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kemi përgjegjës për të fituar qytetet e vendit. Sot na duhet të punojmë me përkushtim dhe besimin që kemi vendosur te demokratët ta injektojmë të çdo votues.