Nëntë ditë i fshehur në hotel, arrestohet autori i sulmit me armë në Perash të Shkodrës
Arrestohet autori i vrasjes së mbetur në tentativë pak ditë më parë në lagjen Perash” të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi më 19 prill 2022 dhe Edis Reçaj fillimisht deklaroi se nuk e njihte autorin por policia kishte dyshime se ata ishin bashkë para se të konfliktoheshin.
Nëntë ditë më pas policia informoi se ka arrestuar autorin e dyshuar, Elfat Salihi, banues në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër".
Pas krimit 29 vjeçari duket se është fshehur në një hotel në lagjen "Mark Lula" të Shkodrës ku dhe u arrestua.
Policia e Shkodrës informon se plagosja e 28 vjeçarit Reçaj ndodhi për motive të dobëta. Vetë Reçaj kur u mor në pyetje ditën e krimit nuk pranoi të tregonte duke bërë të paditurin.
Operacioni
"Si rezultat i operacionit të koduar "Perash" u bë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar, Elfat Salihi "i cili fshihej në një hotel në lagjen “Mark Lula”.
Ndaj 29 vjeçarit banues në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër" rëndojnë akuzat “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Pronari i hotelit
Në hetim dhe pronari i hotelit që fshehu autorin.
Policia informon se u procedua penalisht në gjendje të lirë,shtetasi Gj. D., 59 vjeç, banues në Shkodër, pronari i hotelit në të cilin fshihej autori i dyshuar.
Shtetasi D. Gj. nuk ka kryer procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe lëshimin e kuponit tatimor për shërbimin e ofruar në subjektin (hotelin) që administronte. Ai po hetohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”.
