"I bashkoi Berisha" Fotot kush janë të pranishëm në Kuvendin e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 11:35
Ka nisur Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Kuvendit i janë bashkuar edhe mbështetësit e Lulzim Bashës, deputetja Ina Zhupa dhe deputeti Kasem Mahmutaj.
Po ashtu janë rikthyer edhe personalitete të larguar nga PD, nga Basha. Sot në Kuvend kanë marrë pjesë edhe Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, Arben Imami, dhe Myslim Murrizi. Edhe djali Sokol Olldashit ndodhet në Kuvend.











