Ishin së bashku në një makinë, identifikohet autori i plagosjes së 28-vjeçarit në Shkodër

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçait Edis Reçaj në Shkodër mbrëmjen e djeshme.

Ora News mëson se i plagosuri dhe autori kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen  "Perash" të Shkodrës rreth orës 21:50, 19 prill. Reçaj mbeti i plagosur me një plumb në këmbën e djathtë.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.