Topalli thirrje Alibeajt: Boll e lënduat PD-në, jemi të plagosur, na lini të shërohemi

Jozefina Topalli, në fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar të PD, i ka bërë një thirje Enkelejd Alibeajt. 

Ajo tha se PD është në krizë dhe e plagosur, ndërkohë u ka bërë thirrje që ta lënë këtë parti të shërohet nga plagët. 

Jozefina Toppali: Jam me bindjen se sot jo vetëm PD është në krizë, por politika ka ndryshuar shumë për keq. Balancat janë prishur, dhe pothuajse çdo gjë është kthyer në korrupsion. Nga do të hedhësh sytë përkthehet vetëm në para. Përveç parasë në këtë botë ka edhe shumë jëra të tjera që kanë mbajtur në ekuilibër njerëzimin. Jam këtu sepse besoj se asgjë nuk është e pamundur.

Do ju thosha të gjithëve që mos lëndoni më shumë plagët tona, duam të shërohemi. Atyre që çojnë në partinë e tyre në Gjykatë në mënyrë të palegjitimituar, ju them boll e keni lënduar këtë parti nga e cila keni marrë atë që nuk e keni merituar. Partia është identitet e jo kryetar. Sot erdha në nderim të trashëgimisë sonë të partisë.