Kokalari e thotë në Kuvend: S’do jem pjesë as Këshillit dhe as Kryesisë së PD-së

Aktivistja Evi Kokalari në fjalën e saj që ka mbajtur në Kuvendin Kombëtar, ka thënë se nuk ka ndihmuar PD gjatë këtyre muajve për të marrë një post.

Ajo tha se nuk do të jetë as pjesë e Këshillit të Partisë dhe as pjesë e kryesisë së PD-së.

Evi Kokalari: Këshilli i zgjedhur sot ka detyrë të mbajë premtimin që PD do të kthehet në parti konservatore. Për ata që më akuzuan se kam ndihmuar këtë muaj për një karrige apo poste ju them se nuk jam njeri I karrigeve por elektron I lirë. Nuk do të jem as pjesë e Këshillit të Partisë dhe as pjesë e kryesisë së PD-së